Transmetuar më 21-12-2020, 15:29

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se janë regjistruar edhe 264 raste të reja, nga 990 testime të kryera gjithsej, ndërsa 205 persona janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 36.773 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.134.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.