Transmetuar më 21-12-2020, 12:41

Walter Forbes kaloi më shumë se 37 vjet në burg për një krim që nuk e bëri kurrë. Burri, me origjinë nga Michigan, u dënua me burgim të përjetshëm në maj të vitit 1983 me akuzat për zjarrvënie dhe vrasje. Tani, në moshën 63 vjeç, ai u shpall i pafajshëm, pasi dëshmitarja kryesore pranoi se kishte gënjyer.

Gjithçka filloi nga një sherr në një lokal një mbrëmje në vitin 1982: dy burra po rriheshin dhe Forbes ndërhyri për t’i ndarë. Të nesërmen Dennis Hall, një nga dy personat e përfshirë në përleshje, qëlloi ndaj Forbes për hakmarrje, i cili mbeti vetëm i plagosur lehtë. Ajo që ndodhi disa javë më vonë, megjithatë, i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Në të vërtetë, Dennis Hall, vdiq nga flakët e zjarrit në një sulm në apartamentin e tij në Jackson. Akuzat ranë mbi tre burra, të cilët "u panë" nga një grua e re, Annice Kennebrew. Midis tyre ishte dhe Forbes, por vetëm ai u dënua në të vërtetë. Për dy të tjerët, provat u konsideruan të pamjaftueshme, ndërsa përplasja e mëparshme me viktimën ishte gjithashtu një akuzë kundër tij.

Vite më vonë, Kennebrew rrëfeu se ajo i shpiku të gjitha ato që kishte thënë më parë. Në atë kohë, ajo ishte 19-vjeçe dhe pas zjarrit, asaj iu afruan dy burra që e detyruan atë, nën kërcënim, të shkonte në polici për të treguar se kishte parë Forbes dhe dy burra të tjerë, që i vunë flakën ndërtesës.

"Edhe pse u deshën dekada, unë jam mirënjohës që ajo bëri gjënë e duhur, që në fund të fundit tha të vërtetën", –  tha Forbes.

"Unë nuk e përbuz personin që gënjeu për të më dënuar, edhe nëse arsyeja është egoiste. Nëse nuk do ta falja atë, në fakt, nuk do të ishte e dëmshme për të, por vetëm për mua". /e.a/noa.al/