Transmetuar më 20-12-2020, 22:44

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Berat Rukiqi ka informuar se nuk do të ketë mbyllje totale të vendit pasi do të ishte me pasoja fatale në ekonomi.

Ky vendim erdhi nga takimet dhe komunikimet e fundit të Rukiqit me autoritetet vendimmarrëse të Kososvës.

“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një ri-mbyllje të ekonomisë, për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Ditën e sotme në Kosovë u regjstruan 8 të vdekur dhe 223 raste të reja me Covid-19.