Transmetuar më 19-12-2020, 22:10

Të tjera detaje vijnë nga aksidenti në Kosovë, ku si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Çagllavicë, në hyrje të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete, dy prej tyre kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”./noa.al/