Transmetuar më 19-12-2020, 10:58

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Kryeparlamentaren dhe Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Veliaj i dorëzoi asaj “Çelësin e Tiranës”, por siç tregojnë edhe fotot, në një atmosferë jo shumë të ngrohtë.

Jo vetëm fotot, por edhe mesazhi i bërë publik nga vetë kryebashkiaku e vërteton këtë.

“Prita në Bashkinë e Tiranës, Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani”, – tha Veliaj, pa shtuar asnjë fjalë tjetër, duke “harruar” ndoshta që i dorëzoi “çelësin e Tiranës”, apo nëse mori prej saj ndonjë përgëzim lidhur me transformimin e kryeqytetit, siç edhe ka ndodhur në pritet e tjera të ngjashme.

Gjithsesi, Vjosa Osmani mbyll sot vizitën e saj tre-ditore në Tiranë./a.m/NOA.al