Transmetuar më 19-12-2020, 10:38

Një 85-vjeçar ka vdekur të shtunën në Malishevë, si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Podrimja”

Shkaqet  e zjarrit ende nuk dihet, por nga flakët raportohet se janë djegur tri katet e shtëpisë.

I moshuari është transportuar i pajetë në spital.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë./a.m/NOA.al