Transmetuar më 18-12-2020, 16:25

Bebe Rexha ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të famshme në Amerikë, ‘Glamour’, ku ka ndjekur ‘cover-at’ që fansat e saj kishin realizuar me këngët e saj.

Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ndër versionet e ndryshme të këngëve të saj, Bebes i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme ‘Say my name’ me tarabuka, me të cilën Bebe filloi menjëherë të kërcejë.

“Opaa, op, opop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, teksa vallëzon në stilin tradicional.

“Është si stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe ne bëjmë dasma të tipit ‘Opa, op op’. Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.

/S. H   /NOA.al