Transmetuar më 17-12-2020, 15:33

Kryeparlamentarja dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, u bë sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe mbajti një fjalim. Ajo u prit nga homologu i saj, Gramoz Ruçi.

Sakaq, edhe ministrat e kabinetit qeveritar duket se e morën më seriozisht seancën e sotme, teksa siç tregojnë pamjet, i janë drejtuar me nxitim sallës. Blendi Klosi dhe Evis Kushi ishin së bashku, para se t’i drejtoheshin sallës së Kuvendit.

Por sot seanca plenare kishte një rëndësi tjetër të veçantë, sepse u votëbesuan dy ministrat e rinj. Bledi Çuçi u emërua ministër i Mbrenshëm dhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë.

Pas votëbesimit, ministri Çuçi u shfaq më serioz se zaonisht, jashtë sallës së Kuvendit.  /a.m/NOA.al