Transmetuar më 16-12-2020, 20:10

Qeveria është duke analizuar mundësinë e faljes së gjobave për bizneset.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se analiza po kryehet për të gjithë sektorët.

“Ne nuk mund të marrim çështjen vetëm për një falje gjobe në një sektor”.

“Nëse do të flasim për falje gjobash dhe për të parë se kur ka nisur, duhet bërë një analizë e mirë të cilën e kemi nisur. Jemi të bindur që analiza do të na çojë drejt përfundimeve për të zgjidhur këtë problem jo vetëm për një industri”, – është shprehur ministrja Denaj.

Sa i përket shpërblimit për pensionistët konfirmoi se do të jetë në vlerën e 5 mijë lekëve.

“Edhe vitin e kaluar pavarësisht vështirësive akorduam një fond me një shumë më të vogël sesa kjo e këtij viti”.

“Vlera 5 mijë lekë ka qenë e kahershme. Nëse vështirësitë që lidhen me situatën e pandemisë do të kenë nevojë për të ndryshuar dhe akomoduar zhvendosjen e disa procedurave do ta bëjmë por nuk e kemi sot një qasje të tillë. Pensionet do të shpërndahen siç shpërndahen dhe sot, një pjesë në sportele dhe një pjesë në shtëpi me postë. Ky është një vendim formal sot,është e nevojshme të ezaurohet brenda javës në vijim”, konfirmoi ministrja Denaj. /a.m/NOA.al