Transmetuar më 16-12-2020, 16:21

Ky është momenti kur një grua nga Kazakistani kërkon ndihmë, duke mbajtur në krahë vajzën 1-vjeçe, pa shenja jete.

Sipas saj, e vogla u rrah për vdekje nga babai i saj pilot.

23-vjeçarja Madina Barakat i lutej për ndihmë stafit të hotelit InterContinental Hotel në Almaty, Kazakistan, duke e mbajtur bijën e saj në krahë.

Ajo ka bërë me faj bashkëshortin e saj për ngjarjen tragjike, duke thënë se “ai vrau fëmijën tim, ai e goditi”.

Piloti deri tani është deklaruar i pafajshëm, dhe tha në gjyq se ka një histori familjare epilepsie dhe se vajza Sophia vdiq gjatë një ‘aksidenti’ në dhomën e hotelit pasi ai pësoi një krizë epilepsie. /k.k/noa.al/