Transmetuar më 15-12-2020, 23:32

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 në Prishtinë.

Një i ri 23-vjeçar është sulmuar me çekiç, ky i dyshuari e ka goditur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I riu është dërguar për trajtim mjekësor, ndersa Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Njoftimi nga Policia

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen Veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking është sulmuar një person dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”, u shpreh Borovci./noa.al/