Transmetuar më 15-12-2020, 21:13

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme Prizrenin. Janë gjetur të vrarë në banesë, në rrethana ende të paqarta dy persona, babë e bijë.

Prokurori Admir Shala ka konfirmuar për mediat lokale se viktimat janë qëlluar me armë zjarri.

“Pasditen e së martës dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre”.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, bëhet fjalë për një polic dhe një person tjetër, që dyshohet se është vajza e tij.

Prokurori shkoi në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e para mbi rrethanat.

“Hetimet kanë nxjerrë përfundim se viktimat janë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë Shala.

Edhe Derisa Baki Kelani, zëdhënëse e Policisë, konfirmoi më herët se ishin një grua dhe një burrë të vrarë.

“Më 15.12.2020 pak pas orës 19:00 Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Durmish Asllani në Prizren janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë kompetente policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një m/kosovar zyrtar policor dhe një f/kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, – tha Kelani./ a.m/NOA.al