Transmetuar më 15-12-2020, 18:33

Është raportuar rasti i parë i njohur i koronavirusit në një kafshë të egër, duke çuar në thirrje për një monitorim më të gjerë të jetës së egër.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) tha se një vizon i egër ishte testuar pozitivisht afër një ferme vizonash të infektuar në Utah.

Shpërthimet e koronavirusit në fermat e gëzofit në SHBA dhe në Evropë kanë bërë që të vriten me mijëra kafshë.

Ndërkohë që  kafshë të tjera nga specie të ndryshme të botës së egër pasi u testuan dolën negativë.

‘USDA’ ka njoftuar Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve, por nuk ka prova që virusi të ketë qenë i përhapur në popullatat e egra përreth fermave të infektuara të vizonave.

"Me aq sa dimë deri më tani, kjo është kafsha e parë e egër vendase, e konfirmuar me Sars-CoV-2," tha USDA në një alarm për Shoqërinë Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive.

Zbulimi ngre shqetësime se infeksioni mund të përhapet midis vizonave të egër, tha Dr Dan Horton, një ekspert veterinar në Universitetin e Surrey, MB.

Rasti "përforcon nevojën për të ndërmarrë mbikëqyrje në jetën e egër dhe për të qëndruar vigjilent", shtoi ai.

Virusi është gjetur gjithashtu në tigrat e kopshtit zoologjik, luanët dhe leopardët e borës në SHBA dhe në një numër të vogël të maceve dhe qenve shtëpiake.

/S.H /NOA.al