Transmetuar më 14-12-2020, 20:20

E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e “Mimoza Llasticës” në filmin e njohur për fëmijë të konostudios “Shqipëria e re”, aktorja Zhaklina Dhimojani aspiron që të jetë deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Zhaklina Dhimojani  sot jeton në Zvicër dhe u bë protagoniste pak ditë më parë me ndihmat që solli për të përballur pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

“Nuk dua që këtë deklaratë ta përdorin mediat për klikime” – tha ajo teksa po fliste për dhurimin e disa aspiratorëve dhe pajisjeve spitalore.  Zhaklina dha edhe më shumë detaje për ambicjen politike.

“Nuk preferoj të flas për gjërat që dhurohen se siç thuhet bëje të mirën dhe hidhe në det, njerëzit e pritën pozitivisht dhe kjo më lumturoi pa masë, që do të thotë të jesh pozitiv është gjë që shpërblehet dhe vlerësohet”.

“Të nesërmen mund të jem dhe unë zëri që më përfaqëson në parlament,” – u shpeh aktorja, në emisionin “Ftesë në 5”.

“Por unë kam dërguar një video me një mesazh dhe ndoshta është shpejt për të thënë nëse do jem pjesëmarrëse në 25 prill”.

“Të flasësh për sigurinë e një vendi mendoj se kam aftësinë për ta bërë. Nuk kemi qenë në klasë me Edi Ramën, por shok shkolle dhe marrëdhënia sot është se rrugët tona janë ndarë dhe unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak dhe ndoshta ideja për të bërë pjesë aty është mbështetur nga ai”, – tha Zhaklina.

Ajo e ka quajtur Partinë Socialiste si forcën më progresive dhe më moderne të vendit.

Madje më herët ka qenë e zgjedhur edhe këshilltare e Këshillit Bashkiak Himarë nga radhët e PS-së. Strategjia e PS-së në fakt është e tillë, që në zgjedhjet e ardhshme, të përfshijë sa më shumë emra artistësh. Arjola Demiri është një aktore tjetër e përzgjedhur për qarkun e Kukësit./a.m/NOA.al