Transmetuar më 14-12-2020, 19:59

Ai i gjeti ata sërish. Tre fëmijët që ushtari amerikan Martin Adler, me origjinë nga Bronx, i gjeti së bashku me shokun e tij të luftës, John Bronsky, në një shportë, ndërsa po luftonte përgjatë vjeshtës së ’44, në fund të Luftës së Dytë Botërore, janë: Bruno , Mafalda dhe Giuliana Naldi dhe janë 83, 81 dhe 79 vjeç.

Dhe sot ata praktikisht takuan ushtarin që ishte 20 vjeç në atë kohë, tani 96 vjeç, i cili, midis shtatorit dhe tetorit 1944, i gjeti të braktisur në shtëpinë e tyre në Monterenzio (Bolonjë) dhe madje u dha atyre edhe nga një çokollatë.

Ditët e fundit Adler, i ndihmuar nga vajza e tij Rachelle, kishte nisur një apel me foto për t’i gjetur fëmijët që shpëtoi në banesë. Misioni u krye, siç u njoftua nga gazetari dhe shkrimtari Matteo Incerti, i cili kishte publikuar apelin e ushtarit amerikan./a.m/NOA.al