Transmetuar më 14-12-2020, 18:02

Policia njofton se ndaj një veture, në të cilën ndodheshin katër persona, është qëlluar me armë zjarri sot në Lluzhan të Podujevës.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:30.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia tha se e ka identifikuar autorin dhe është në kërkim të tij. Nuk jepen motivet e tentativës për vrasje./a.m/NOA.al