Transmetuar më 14-12-2020, 19:43

Fatkeqësisht, fillimi i korrespondencës me noa.al më gjen në një ngjarje të pakëndshme siç është marrja e jetës një të riu vetëm 25 vjeç, i cili vdiq nga zjarri i policisë.

Një lajm me të vërtetë i keq që provon qëndresën e shoqërisë dhe shtetit, pasi nuk ka dyshim se qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse për gjithçka që ndodhi këtë javë në Shqipëri.

Një Shqipëri që është e sfilitur edhe nga pandemia e koronavirusit. Do të përpiqem ta lë këtë diskutim pasi gazetarët që janë dukshëm më të mirë se unë, për të dhënë përgjigjet e duhura dhe raportet e nevojshme.

Bisedova me noa.al për të dhënë një mendim mbi atë që po ndodh në EEZ greko-shqiptare, pasi jetoj në Greqi prej më shumë se dy dekadash dhe punoj si gazetar në vend.

Vendimi i Greqisë dhe Shqipërisë për të shkuar në Hagë për mosmarrëveshjen mbi kufijtë detarë, tregon rrugën se si mund të zgjidhen problemet transnacionale. Një rrugë respekti dhe mirëkuptimi reciprok, si dhe një rrugë solidariteti. Qeveria e Kiriakos Mitsotakis dhe qeveria e Edi Ramës arritën kështu, këtë marrëveshje për ta çuar "detin" në Hagë.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë, për t’i bërë thirrje Tribunalit të Hagës për përcaktimin e zonave detare, është një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe. Dhe nuk do të ishte gabim të thuash se është më e rëndësishmja pas nënshkrimit të Paktit të Miqësisë, nga Presidenti i atëhershëm grek, Kostis Stefanopulos, më 1996 në Tiranë.

Siç e dinë si klasa politike ashtu edhe bota gazetareske, marrëveshja e nënshkruar në 2009 ishte e vdekur gjithsesi pas refuzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare, dhe u pa qartë se nuk bëhej më fjalë për kthimin e saj në proces zgjidhjeje.

Në këtë pikë, pala greke po përmirëson imazhin e saj ndërkombëtarisht, si një vend që kërkon dhe mund të zgjidhë çështje të pazgjidhura me fqinjët e saj në bazë të ligjshmërisë ndërkombëtare.

Sigurisht, edhe Shqipëria ka fituar në imazh, pasi mori vlerësime nga partnerët e saj, teksa është në pritje të datës për fillimin e negociatave për pranim në BE.

Nga ana tjetër nuk dihet ende pozicioni i Turqisë përballë këtij zhvillimi. Nuk dihet edhe nëse Rama mori "bekimin" e Erdoganit për të shkuar në Hagë.

***

Shqipëria dhe populli shqiptar janë gjithmonë në kërkim të integrimit evropian. Është një dëshirë e madhe dhe një strategji kronike diplomatike.

Ka kuptim të ankohesh kur shkon në një negociatë – pjesë e së cilës është edhe Haga – nuk e merr kurrë atë ose nuk i jep gjithçka.

Diplomatët dhe ekspertët për të drejtën detare, do të thirren për të mbrojtur pozicionet e vendeve të tyre.

Në fund, përmbyllja e kësaj historie, mund dhe duhet të zhbllokojë marrëdhëniet greko-shqiptare, duke krijuar një klimë të favorshme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura, të cilat mbeten të bllokuara.

Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje është një mundësi që nuk duhet të humbasë, me qëllim që Tirana dhe Athina të rifillojnë marrëdhëniet normale dhe të shënojnë një etapë të re në interes të të dy popujve.

Në të njëjtën kohë, vonesa aktuale në bisedimet e pranimit me Shqipërinë rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Përpjekjet e saj të përgjithshme për reforma në vitet e fundit, veçanërisht në fushën e drejtësisë, duhet të respektohen, si dhe vlerësimi pozitiv i Komisionit.

Është një rrugë e gjatë që vendi duhet të kalojë, por Shqipëria ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm gjatë viteve.

Edhe pse nga ana tjetër, duhet të shtojmë se Shqipëria duhet të bëjë përpjekje në fusha të ndryshme në mënyrë që të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit.

* Autori i shkrimit është kryeredaktor i stacionit televiziv të Athinës, Action24, gazetar në gazetën historike "To Pontiki" dhe anëtar i Unionit të gazetarëve të Athinës ** Qëndrimet e autorit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të noa.al