Transmetuar më 12-12-2020, 17:06

Presidenti Ilir Meta shpjeguar një nga arsyet që ka kthyer për rishikim në Kuvend të buxhetit për vitin 2021 që ka të bëjë me mbrojtjen e biznesit.

Sipas kreut të shtetit, buxheti i ri nuk ka asnjë plan për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e Covid-19, i cili po përballet me taksa të larta dhe nuk është lehtësuar për të përballuar koston e energjisë dhe ujit.

“Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e Covid-19. biznesi i vogël, është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta dhe nuk është lehtësuar për të përballuar:

Koston e energjisë elektrike, të ujit dhe shërbimeve të tjera, koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, shkruan Meta.