Transmetuar më 12-12-2020, 10:16

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, pak ditë më parë.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, krahas së cilës shkruante se ishte treguar shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por nuk kishte mundur t’i shpëtonte infektimit.

Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital.

Lajmin e ka ndarë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit duke marrë serum.

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, por pa pasur asnjë shqetësim serioz./a.m/NOA.al