Transmetuar më 12-12-2020, 08:26

Një familje shqiptare në Kosovë ka humbur anëtarin e saj të pestë si pasojë e Covid 19.

Ngjarja ka ndodhur në Koretini të Kamenicës.

Raportohet se pas infektimit me koronavirus kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes Basha.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë.

Një nga anëtaret e familjes,  Zyrafete Basha, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar familjarët që i humbën jetën nga ky virus.

Në postimin e saj ajo shkruan se një humbje e tillë e të afërmve ishte një sfidë për të.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪😪😪😪😪 😪”, ka shkruar ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne”, – shkroi Kastrati./a.m/NOA.al