Transmetuar më 11-12-2020, 23:12

Edhe këngëtarja Vesa Luma ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e konsideruar ngjarjen “një tragjedi”.

Teksa i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e madhe, ajo u shpreh se policia duhet që të simbolizojë sigurinë dhe të jetë shembull për fëmijët, dhe “jo të vrasë me plumb mbas shpine”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes. Ju dhëntë Zoti forcën të përballoni dhimbjen për këtë tragjedi! Pse të mos jetë policia shembull për fëmijët tanë? Pse të simbolizojnë dhunën kur mund të simbolizojnë siguri? As nuk mund ta imagjinoj dot dhimbjen e prindërve për humbjen e jetës së djalit të tyre, sidomos nga ata që duhet t’i ofronin sigurie e mbështetje … jo plumb mbas shpine,”– shkroi këngëtarja Vesa Luma.

Në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit kanë shpërthyer për tre ditë me radhë protesta, pasi 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës pranë banesës së tij nga një efektiv policie./a.m/NOA.al