Transmetuar më 11-12-2020, 22:28

Një 19-vjeçar me iniciale Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një polic sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.

Katër të rinjtë që kishin kaluar natën pranë një zjarri tek liqeni, sipas medieve kosovare, kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin.

E gjithë ngjarja ndodhi kur sot rreth orës 05:00, kur 4 djemtë janë ndalur nga 2 policë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë. Ata ishin udhëzuar të shkojnë në shtëpi pasi akoma ishte “ora policore”.

Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dhunë fizike mbi ta, në rrethana të paqarta.

Njëri prej të dhunuarve, siç tregojnë edhe pamjet, ka mbetur i gjakosur rëndë./a.m/NOA.al