Transmetuar më 11-12-2020, 13:46

Për të shmangur një përhapje të mundshme të infeksioneve Covid përmes fluturimeve ajrore, Kina po fillon të ideojë përdorimin e pelenave  me vetëm një përdorim, në mënyrë që të shmanget përdorimi i banjës.

Dhe ka shumë kompani ajrore që po ndërmarrin veprime për t’i bërë fluturimet e planifikuara më të sigurta, për shembull duke prezantuar drita ultraviolet, që automatikisht vrasin mikrobet në tualete.

Në fund të nëntorit, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, paraqiti një dokument mbi udhëzimet që do të miratohen për avionët. Ideja është që ekuipazhi i fluturimit të përdorë pelena me vetëm një përdorim, në mënyrë që të minimizojë mundësinë e infektimit.

"Rekomandohet që anëtarët e ekuipazhit të kabinës, të mbajnë pelena të disponueshme dhe të shmangin përdorimin e tualeteve, përveç se në rrethana të veçanta, për të shmangur rrezikun e infektimit", – lexohet në një pjesë të dokumentit. Pelena bëhet kështu një pajisje mbrojtëse personale si maska, dorezat, apo mjetet e tjera.

Ky është një udhëzues që sigurisht është i diskutueshëm, por arsyet janë të bazuara. Tualetet e avionëve janë mbase vendi më i "rrezikshëm" në një aeroplan nga pikëpamja infektive.

I vogël dhe i përdorur gjerësisht gjatë fluturimeve të gjata, numri i lartë i udhëtarëve që e përdorin atë, sigurisht që rrit mundësinë e kontraktimit të viruseve.

Aktualisht ka disa kompani që punojnë për të eksperimentuar me strategji për t’i bërë këto banja më të sigurta.

Për shembull, kompania ajrore japoneze "ANA", njoftoi në fillim të këtij viti se po provonte një prototip të një dere të re të tualetit pa duar.

Megjithatë, "Boeing" aplikoi me sukses për një patentë për një "lavaman vetë-pastrues", që do të përdorte dritën ultraviolet për të pastruar 99.9% të mikrobeve të banjës pas çdo përdorimi. /e.a/noa.al/