Transmetuar më 09-12-2020, 20:31

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emtrin artistik “Stresi” ishte sot në mes të protestuesve, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit Lledhaj.

Ai është shprehur se e organizoi ai tunimin, madje ka krijuar protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar.

Fillimisht u raportua se ai i ishte plagosur, por së fundmi u shfaq në një video jo i lënduar, ku tha se ai është Azem Hajdari i dytë.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta Klodianët. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë nuk do të dorëzohet.

“Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni”, tha Stresi.

“Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, – u shpreh këngëtari, pak orë pasi ishte në protestë, por u pretendua, se ishte lënduar dhe u largua prej saj.

Kujtojmë se protesta ishte e dhunshme, me hedhje të sendeve të forta drejt godinave të kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Protesta ka vijuar më pas te godina e Drejtorisë së Policisë së  Shtetit. /a.m/NOA.al