Transmetuar më 09-12-2020, 20:19

Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut, rekord viktimash dhe 504 të infektuar të rinj nga Covid-19.

Sipas asaj që informon Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 1.470 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar 504 persona.

Sot ka pasur një rekord viktimash që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 46 pacientë që kanë humbur jetën pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi, ndërsa janë shëruar 731 persona.

/S.H /NOA.al