Transmetuar më 09-12-2020, 18:15

Mjeku i njohur kosovar i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur miku i tij, Naim Dedushaj.

Ahmeti prej ditësh ishte i infektuar nga koronavirusi, dhe mësohet nga mediat fqinje se gjendja e tij kohët e fundit u përkeqësua.

Nijazi Ahmeti i cili ka qenë me profesion dermatovenerolog, ishte shumë i njohur në Kosovë, pasi iu bëri ndërhyrje estetike shumë personazheve publike.

Shënimi i mikut të tij Naim Dedushaj:

"Dr. Nijazi Ahmeti , shoku im , vllau im i dashtun si është e mundshme që na le

përgjithmonë."

"Nuk po mundem të besoj tani , nuk po mundem ti ndali lotet tani për ty "

"Krejt Prishtina jemi në zi oooh dr . ma i miri ynë !"

"Herën e fundit që u takuam në Tiranë më the që ke plane të mëdhaja në Shqiperi e Kosove pse nuk e mbajte fjalën “ ah Covid qofsh i mallkuar “ !

"Kurrë sdo të harroj miku im i dashtun Nijazi!"

/S.H /NOA.al