Transmetuar më 07-12-2020, 22:14

Zv.kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka shkarkuar drejtorin e Policisë së këtij shteti, Veselin Veloviç.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Abazoviç përmes një postimi në Twitter.

Abazoviç nuk jep detaje në lidhje me arsyet e shkarkimit.

Veselin Veloviç ka qenë në krye të detyrës nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.