Transmetuar më 07-12-2020, 20:52

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh-Lipjan.

Mësohet se nq aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Me datën 07.12.2020 rreth orës 18:00, në rrugën Prishtine-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh-Lipjan, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar ndërkaq janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut"./noa.al/