Transmetuar më 07-12-2020, 13:06

Qeveria greke ka njoftuar se do të mbyllë shkollat deri në 7 janar të vitit të ardhshëm. Kjo masë vjen për të përballuar dhe ulur rastet e shumta me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i qeverisë në Athinë, Stelios Petsas, ka njoftuar edhe masat shtesë.

Sipas tij, pezullohen deri në 7 Janar 2021: shkollat, restorantet dhe dyqanet argëtuese, funksionimi i gjykatave, vendpushimet e skive dhe aktivitetet sportive.

Lëvizjet nga prefektura në prefekturë janë gjithashtu të ndaluara, ndërsa grumbullimi i më shumë se tre personave së bashku nuk do të lejohet.

Sa i takon shërbimeve fetare, parukeritë, dhe shitësit me pakicë, njoftimet përkatëse priten të bëhen në fund të javës. /e.a/noa.al/