Transmetuar më 06-12-2020, 22:45

Para pak ditësh në Kosovë, një 61-vjeçar vdiq pasi kreu marrëdhënie seksuale me një 21-vjeçare.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen ku 21-vjeçarja ka deklaruar në polici se me viktimën janë njohur disa ditë më parë ku më pas janë dakorduar që të takoheshin përsëri.

Bazuar në deklaratën e saj fillestare para policëve hetues, ajo ka pohuar se nga 61-vjeçari nuk ka kërkuar para.

Duke iu referuar deklaratës së 21 vjeçares, ajo thotë se gjatë aktit 61-vjeçari u sëmur, ndërsa dëshmitarja bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe për një moment ata kanë parë që ai nuk kishte asnjë reagim.

Duke konsideruar që 61-vjeçari kishte vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar dëshmitares që bashkë të shkojnë në polici dhe ta raportojnë rastin.

Sipas dëshmitares ajo nuk ka kërkuar pagesë nga 61-vjeçari “as kësaj here e as herëve tjera që janë takuar”, raporton Gazeta Express.

Dëshmitarja ka deklaruar se me 61-vjeçarin janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa ishin dakorduar që ditën kritike të takoheshin përsëri.

Ajo ka thënë se kishte marrë një taksi deri në vendin e caktuar ku po e priste 61-vjeçari.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra./noa.al/