Transmetuar më 06-12-2020, 15:16

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas vrasjes që ndodhi sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bekim Fehmiu”, Prishtinë.

Policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur aty.

Policia thotë se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe dëshmi rreth ngjarjes.

Nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra larg, në një kosh plehrash, policia tha se ka gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga autori.

Nga hetimet e para, dyshohet se autori i krimit dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga pas ka shtënë me armë zjarri mbi viktimën, mashkull, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm, i cili besohet se është një shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.

Ndërkohë, viktima raportohet se është shtetas i Turqisë./a.m/NOA.al