Transmetuar më 04-12-2020, 16:34

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden theu këmbën, në një kohë kur i duhet që të prezantohet zyrtarisht muajin tjetër në Shtëpinë e Bardhë.

Ai u pengua mbi një tapet pasi bëri dush, ndërsa në atë moment i tërhoqi vëmendjen madje e pengoi edhe njëri nga qentë e tij që mban në shtëpi, duke bërë që Biden të rrëzohet.

Biden tregoi për herë të parë detajet e incidentit, gjatë një interviste në Cnnn.

Sakaq, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, 78 vjeç, u shfaq për herë të parë në publik me këmbën e thyer.

Në pritje që të marrë detyrën, atij i duhet që të rikuperohet edhe për për disa javë të tjera./a.m/NOA.al