Transmetuar më 04-12-2020, 11:48

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Mediat raportojnë se si pasojë e këtij shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Paraprakisht raportohet se disa punonjës do të rregullonin një defekt në të sistemit të ajrimit në zyrat e RTS dhe në momentin e ngjarjes do të transportonin bombolat e oksigjenit. Këto të fundit, mund të kenë sjellë edhe shpërthimin.

Nga shpërthimi, disa ndërtesa në zonë dhe disa makina pësuan dëme të mëdha.