Transmetuar më 03-12-2020, 21:46

Mjekja italiabe Barbara Balanzoni, shpreh shqetësim se vaksina që pritet t’i injektohet qytetarëve mund të jetë edhe më e rrezikshme se vetë koronavirusi pandemik.

Dr. Balanzoni ka shkruar mbi implikimet e një vaksine që pritet të jetë e detyrueshme si injektim anti kovid.

Vlerësimet e saj janë botuar në revistën prestigjioze “British Medical Journal".

Lidhur me vaksinat anticovid ajo tërheq paralele me një objekt duke shpjeguar se ashtu si njerëzit nuk mund të detyrohen të kalojnë një urë të ndërtuar me teknologji të re, pra risi e paprovuar, po ashtu nuk duhen detyruar të injektojnë në trupin e tyre një vaksinë e cila siç dihet po prodhohet me formulë të re, të paprovuar.

Këtu mjekja thotë: “Imagjinojmë se jemi akoma me urën Morandi të shembur. Rezulton se ura u shemb për shkak të një ndryshimi të tokës dhe se kjo prishje strukturore, e cila varet nga vetë karakteristikat e tokës, nuk ka ndodhur kurrë në ndonjë epokë gjeologjike".

Duke bërë një analogji me situatën e sotme, doktoreshë Balanzoni pyet: Po sikur gjithçka të shembet?

Mjekja vazhdon historinë duke imagjinuar se asnjë inxhinier nuk është në gjendje të ndërtojë urën me një material kaq efektiv sa të përballojë sforcimet atipike të tokës.

"Le të pretendojmë se ata propozojnë një material të ri, një shpikje të re që nuk është testuar kurrë, sepse është një situatë e re (kjo është vaksina)".

Barbara Balanzoni arrin në pyetjen retorike. "A do të ishte e saktë që qeveria të thoshte se të gjitha makinat janë të detyruara të kalojnë urën e re pa ditur nëse do të mbajë apo jo?"

Sipas mjekes, situata që po përjetojmë është saktësisht ajo që ajo paralelizon. "Nëse njerëzit duan të kalojnë në urën e ndërtuar me një material të ri për të cilin askush nuk e di, dhe që mund të shembet ose ndoshta jo, ata që duan mund të kalojnë, por nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të kalojnë atë urë për të zbuluar nëse ajo mban apo jo",

Në fund ajo shton: “Nëse ndokush mendon të imponojë këtë vaksinë tek ne mjekët, unë them se kjo histori do të përfundojë në gjyq, sepse literatura mjekësore thotë se këto vaksina që po dalin, mund të jenë më të rrezikshme se vetë Covid-19". /a.k/noa.al/