Transmetuar më 03-12-2020, 20:43

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kosovë, por janë të paqarta detajet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pejë-Prishtinë, pranë fshatit Drenoc të Klinës.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftuan se një kamion ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gjithashtu po punohet për të saktësuar shkaqet e aksidentit. /noa.al/