Transmetuar më 02-12-2020, 17:56

Nga Bledi Mane

Në fillim u larguan gjithë femrat qytetare dhe intelektuale, pas qershorit të vitit të nëmur 1997 vendin e tyre e zunë militantet histerike që pinin kafe te oborri i selisë së partisë. Nga Shkodra mjeku Ali Spahija katapultoi Jozefina Topallin, ish gazetarja Vjollca Vokshi solli të motrën bjonde Albanën, i ndjeri Sokol Olldashi prezantoi Mesila Dodën, Genc Pollo erdhi përdore me Valentina Dukën.

Njëra më e egër se tjetra, tjetra më jeniçere se shoqet garonin se kush e kush intimidonte, fyente dhe kërcënonte kundërshtarin politik. Në gjirizin politik domestik maskilist femrat filluan të bëheshin pis njëra pas tjetrës e ndërsa Jozefina kërcënonte me plumb ballit, Mesila me varje te palmat, të tjerat i mbanin iso gjuhës vrastare të Berishës dhe gradualisht u tret feminiteti i tyre, u tret statura e tyre. Si efekt domino ikën me rradhë të gjitha dhe vendin ua ka zënë një e vteme…

Mbrëmë ndërsa ndiqja në ekran Grida Dumëm ndjeva dyfish nakati. Ndërsa nxirrja prej stomakut vjelljen që ma trazonin burrat në studio në luftë me një femër të vetme, vjellja teksa bënte të dilte nga goja, ngjeshej përsëri në stomak nga histerizmi agresiv i së vetmes femër përballë tre burrave në studio.

Mbrëmë Grida e partisë blu kishte shansin të sfidonte çdo mashkull shqiptar që e konsideron femrëm si inferiore, si qytetare e sërës së dytë, si shërbëtore, si lodër seksi, si e argëtuese mbi banakun e meshkujve, si striptiste që kërkon me ngulm lekët e shfaqjes. Mbrëmë në ekranin  e televizorit nuk pashë asnjë femër madje edhe Eni Vasili dhe Grida Duma mu shfaqën me hormone të ngatërruara ndaj sot kam vendosur ta vesh unë fustanin e Gridës e të sillem vërdallë porsi një femër!/a.m/NOA.al