Transmetuar më 01-12-2020, 18:45

Një burrë 69 vjeçar është gjetur i vdekur dhe më pas i djegur, në hotelin e tij luksoz në Santorini të Greqisë dhe autor i dyshuar i krimit është identifikuar një 20 vjeçar shqiptar.

Policia e ishullit grek njoftoi sot se ka ndaluar djaloshin shqiptar Indrit Lleshi që shikoni në foto dhe e akuzon për krimin e rëndë më Oia të Santorinit, sikurse shihni fotot e hotelit në galeri.

I riu ka pranuar krimin. Ai ka thënë para grupit hetimor se i mori jetën milionerit pasi ai i kishte 200 euro borxh që nuk ia kthente.

Dinamika e ngjarjes rrodhi papritur dhe duket se nuk kishte asnjë plan nga i riu për t’i marrë jetën. I riu Lleshi tregoi se shkoi në hotel ku punonte dhe i kërkoi pronarit Niko Halari ta paguajë për vlerën 200 euro që i kishte borxh.

Indriti i ka shpjeguar se këto euro duhet t’ia çonte nënës dhe tri motrave të tij. Pronari refuzoi ta paguajë dhe nisi një sherr. Në këto çaste Halari ka rënë pa ndjenja përtokë. Në panik e sipër, Indrit Lleshi i ka derdhur një shishe vodka dhe i ka vënë zjarrin në dhomën e vogël pranë recepsionit. Menjëherë më pas është larguar.

Ngjarja që u zbardh sot, ndodhi pak ditë më parë, të premten më 27 nëntor në ishullin më të famshëm grek raporton noa.al.

I ndjeri Niko Halari, jetonte vetëm në Santorini. Ai ishte pronar i një hoteli të njohur dhe i shumë bizneseve të tjera dhe njihej për pasuritë e tij miliona euro.

Kur viktima u gjet i vdekur pranë recepsionit të hotelit, fillimisht u mendua për një ngjarje të ndodhur pa autor, por me gjasa që të ishte shkaktuar nga vetë viktima.

Por pranë recepsionit u gjetën gjurmë gjaku që nuk ishin të viktimës. Këto gjurmë çuan në gjetjen e të riut shqiptar i cili më pas pranoi krimin e shëmtuar. /noa.al/