Transmetuar më 01-12-2020, 15:22

Tre ditë para se të dilte në pension, është ndarë nga jeta infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha.

Infermierja nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin. Ajo kishte punuar një jetë të tërë në spitalin e Gjakovës.

Njoftimi i plotë i spitalit të Gjakovës:

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha.

Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre ditë para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qenë çdo herë afër pacientave.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!./a.m/NOA.al