Transmetuar më 30-11-2020, 16:09

Gjakova ka ndjekur edhe këtë vit traditën me festivalin folklorik mbarëkombëtar, “N’Odën e Malësisë së Gjakovës”.

Edicioni i tretë i këtij festivali bashkoi artistë nga gjithë trevat shqiptare.

Festivali u hap nga kryetari i Unionit Artistik Mbarëkombëtar, Azgan Haklaj, i cili përcolli urimet për festat e nëntorit.

Këngët, vallet, instrumentet dhe veshjet e larmishme kombëtare të interpretuara mjeshtërisht nga artistët, i dhanë vlera të rralla aktivitetit që nuk e ndali traditën pavarësisht pandemisë.

Sigurisht festivali u mbajt nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Momenti më emocionues i festivalit ishte ai i parakalimit të artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i cili ishte zbukuruar me flamuj kuq e zi dhe ata të Kosovës.

Në fund të festivalit u vlerësuan me çmimin e parë nga juria grupi “Ana Morava” nga Viti, grupi “Jeta e Re Sullpçan” me çmimin e dytë, ndërsa të tretin e fitoi grupi “Dans Folk” nga Elbasani.

/S.H /NOA.al