Transmetuar më 29-11-2020, 20:43

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar nga Kosova së bashku me mbesën, ka ndodhur në Gjermani.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, që i referohen një mesazhi ngushëllimi të Kryekomunarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili shkruan:

"Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit"./noa.al/