Transmetuar më 29-11-2020, 11:31

Mjeku pediatër Hidajet Deda ka ndërruar jetën për shkak se ishte i infektuar nga koronavirusi. Në fakt, 67-vjeçari, kishte rreth një muaj i shtruar në spital dhe për fat të keq nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Sipas burimeve, mësohet se pas kalimit të virusit, 67-vjeçari ka pasur probleme me mushkëritë.  Deda ishte një mjek i njohur në qytetin e Kavajës dhe i shtohet listës prej dhjetra mjekësh që kanë vdekur muajt e fundit nga Covid 19. /e.a/noa.al/