Transmetuar më 29-11-2020, 09:50

Policia ka zbardhur emrat e personave të arrestuar në Shkodër, si të dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ngjarje e ndodhur dje në mes të ditës.

Burimet bëjnë me dije se është arrestuar Milkjor Gjoka. Ai së bashku me dy vëllezerit Mehmedaj, janë autorë të dyshuar të ekzekutimit që ndodhi dje në fshatin Mushan të Dajçit.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Hydajet dhe Duel Mehmedaj. Nga ana tjetër janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për mos kallëzim krimi, njëri nga të cilët punonjësi i pikës së karburantit.

Ridvan Ramazani u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.

Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat. /e.a/noa.al/