Transmetuar më 29-11-2020, 09:28

Një 32-vjeçar, me inicialet S.P., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në qytetin e Durrësit. Në fakt i riu, kishte dalë të gjuante me pushkë deti për oktapodë dhe dyshohet se ka hyrë në ujë, për të mos dalë më prej andej.

Rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave, duke shtuar dyshimet se mund të jetë mbytur. Polumbarët e ardhur nga Tirana dhe Forcat Detare kanë nisur kërkimet, por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

32-vjeçari ishte nga Kavaja dhe kishte dalë nga shtëia mbrëmjen e djeshme, për të mos u kthyer më deri tani. /e.a/noa.al/