Transmetuar më 28-11-2020, 22:42

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në vend, kanë humbur jetën 17 mjekë.

I pari nga bluzat e bardha, që nuk e fitoi betejën me virusin e rrezikshëm, ishte Arjan Pushi.

Ai humbi jetën në 30 qershor, dhe për më tepër nuk vuante nga sëmundje të tjera të rënda.

Më pas, në datën 6 korrik humbi jetën doktor Hysni Shkjau, i cili shërbente në zonën e Qafë-Malit, në Pukë.

Një farmaciste 43-vjeçare është ndër të tjerët që koronavirusi i mori jetën.

Ajo ishte e shtruar në spitalin Infektiv dhe nuk arriti të mbijetojë.

Në 3 gusht humbi jetën mjeku pneumolog Anibal Byberaj. Pas infektimit me Covid, Byberaj u paraqit tek Sanatoriumi në gjendje të rëndë.

Vilson Topulli, epidemiolog, humbi jetën në 26 kusht, në moshën 73-vjeçare.

Në 4 Shtator koronavirusi i mori jetën mjekes nga Shkodra Zyliha Kraja. Përpara se të infektohej gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit ajo u përkeqësua dhe u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Nga koronavirusi humbi jetën edhe infermieri Pëllumb Maletaj, në moshën 63-vjeçare.

Mjeku 60-vjeçar nga Kavaja, Sefer Dervishi, humbi jetën në 16 Shtator. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Në 17 shtator ndërroi jetë farmacisti Romeo Zallëmi nga Korça. Zallëmi ishte i shtruar për disa ditë në spitalin e Korçës pas infektimit me koronavirus, por nuk arriti ta fitojë betejën në moshën 85-vjeçare.

Një tjetër mjek u nda nga jeta në 5 Tetor. Doktori nga Skrapari, Esat Pashaj humbi jetën në moshën 72-vjeçare.

Në 10 tetor ndërroi jetë mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri. Ai ishte dërguar në Turqi për kurim pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, dhe humbi jetën në moshën 54-vjeçare.

Në 9 nëntor humbi jetën edhe infermieri në QSUT Enver Maloku.

Si pasojë e koronavirusit, në 17 nëntor ndërroi jetë doktor Ilirjan Draçi.

Pak ditë më vonë, në 20 nëntor ndërroi jetë kirurgu ortoped i spitalit të Kukësit Shaqir Shehu.

Mjeku otorinolaringolog, Bledar Nini, 48 vjeç e humbi betejën me virusin teksa po trajtohej në Itali.

Në të njëjtën ditë humbi jetën edhe mjeku pneumolog, Ibrahim Kazia, 68 vjeç.

Ndërkohë, këtë të shtunë humbi jetën mjeku okulist Ferdinand Shkrepa, 68-vjeç. /k.k/noa.al/