Transmetuar më 28-11-2020, 13:05

Policia jep detajet e para lidhur me vrasjen në fshatin Mushan të komunës Dajç, Shkodër.

Ridvan Ramazani, 46-vjeç, i njohur ndryshe edhe si i forti i Shkodrës, sipas policisë është gjetur i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW-X6” pranë një karburanti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli në rrugët e zonës për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë. Në ndihmë të policisë lokale është nisur edhe RENEA.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

/a.m/NOA.al