Transmetuar më 27-11-2020, 19:38

Kryepeshkopata e Shenjtë e Shqipërisë reagoi në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit Anastas Janullatos.

Reagimi erdhi pasi Kryepeshkopi të mërkurën pati ethe dhe këputje.

Ky fakt shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe besimtarët, të cilët menjëherë kontaktuan mjekët e Janullatos.

Sipas mediave greke, sot, e premte 27 Nëntor, një ekip mjekësor vizitoi  Janullatos në shtëpinë e tij në Psychiko, Athinë, për të ekzaminuar dhe vlerësuar ecurinë e shëndetit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, në vendin tonë, i cili u infektua me Covid pak ditë më parë, pak muaj pasi ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

Sakaq, pasi morën konfirmimin e mjekëve, Kisha Ortodokse në Tiranë, reagoi për gjendjen më të fundit shëndetësore të Janullatos.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,  Anastas, mbetet në karantinë në Athinë”.

“Testet e tij të fundit mikrobiologjike ishin të shkëlqyera. Me kalimin e kohës pritet shërimi i plotë i shëndetit të tij”, – u shpreh në  deklaratën për mediat greke Sekretariati i Kryepiskopatës së Tiranës./a.m/NOA.al