Transmetuar më 27-11-2020, 16:49

Kryeministri Rama e ka quajtur lajthitje kolektive vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës për heqjen e titullit të nderit publicistit të njohur, Veton Surroi.

Duke hequr paralale me dekoratat që shpërndan Presidenti, Rama ka shkruar në Tuiter se titujt e marrë nuk mund të hiqen.

Dhe për këtë kërkon nga Prefekti që ta refuzojë kërkesën, dhe i bën thirrje Parlamentit të ndërhyhë për të normuar çështjen e titujve dhe dekoratave.

“Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!

Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve”, shkruan Rama.

Lidhur me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” të Veton Surroit, Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës. /k.k/noa.al/

Vendimi, Kukësi i heq titullin “Qytetar “Nderi” publicistit të njohur Veton Surroi (argumentet)