Transmetuar më 27-11-2020, 16:17

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës Covid në vendin tonë.

Raportohen 645 raste të reja Covid, në 24 orët e fundit.

Por ndryshe nga dy ditët e fundit, kanë ndërruar jetë 18 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë: 2.201 testime, 403 të shëruar, 645 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata covid 19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         645

Të shëruar ne 24 orë                      403

Të shtruar në spitale                       463

Humbje jete në 24 orë                  18

Testime ditore                                  2.201

Testime totale               184.217

Raste pozitive                         36.245

Raste të shëruara                 17.755

Raste Aktive                            17.719

Humbje jete                               771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9061

Fier                        1347

Durrës 1339

Korçë    1006

Vlorë     858

Shkodër               855

Elbasan 825

Lezhë    739

Berat     554

Gjirokaster 545

Kukës    399

Dibër     191

/a.m/NOA.al