Transmetuar më 27-11-2020, 14:29

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktorja e njohur në Shqipëri, Lumturi Blloshmi. Ajo kishte tre javë që ishte shtruar në spital e infektuar me Covid 19 dhe ka ndërruar jetë, pa arritur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Lumturi Blloshmi lindi në vitin 1944 në Tiranë. Ajo u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB).

Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka ekspozuar rregullisht veprat e saj para dhe pas viteve ’90 dhe, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. /e.a/noa.al/