Transmetuar më 27-11-2020, 13:48

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj. Sipas burimeve, mësohet se Arifaj, 66 vjeç, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte infektuar me virusin e rrezikshëm.

Edhe pse tamponi i kishte dalë negativ, ai kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar për në Turqi por pa mundur ta fitojë betejën me virusin.

Arifaj ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballës dhe Pukës./e.a/noa.al/